Aksidenti, policia: Shoferi humbi kontrollin e mjetit

Policia e shtetit në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije për shkaqet e aksidentit rrugor në Fushë Arrëz ku për pasojë kanë humbur jetën 14 persona. Në deklaratën për shtyp të policisë thuhet se
nga hetimet e kryera nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit të rëndë, ndodhur gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom, Gjegjan, rezulton se nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar dhe sistemi i drejtimit të mjetit ka funksionuar normalisht.
"Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim, ndërkohë gjendja e rrugëve ishte e rregullt. Nga raporti i mjekësisë ligjore nuk rezulton që drejtuesi i mjetit të ketë pasur probleme të menjëhershme të natyrës shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit" thuhet në deklaratën e policisë së shtetit.
Ndërkohë policia thekson se nga pyetja e dëshmitarëve nuk rezulton të ketë pasur mjet tjetër në momentin e ndodhjes së aksidentit.
"Grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë i kryesuar nga Prokurori i rrethit Pukë, ka konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, shtetasit Zef Mark Frroku (Gjergji). Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident. Në vijimësi do ju bëjmë me dije lidhur me ecurinë e hetimeve të kryera nga grupi hetimor për këtë aksident të rëndë" përfundon deklarata e policisë së shtetit.