“28 qershori solli standardet më të larta, të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale”
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu
Partia Republikane ka zhvilluar një takim me mbështetësit e saj në qytetin e Fushë-Krujës ku u zgjodh edhe kryetari i kësaj partie për rrethin. Në këtë takim kreu i PR-së, Fatmir Mediu bëri një analizë të zgjedhjeve të shkuara si dhe përgatitjet për procesin e ardhshëm për pushtetin vendor, të cilat sipas tij janë mjaft të rëndësishme dhe do të kërkojnë një riorganizim të strukturave jo vetëm në këtë zonë por në të gjithë vendin.
Kreu i PR-së, Mediu gjithashtu ritheksoi se procesi zgjedhor i 28 qershorit ofroi standarde të larta ndaj socialistët duhet të pranojnë sipas tij rezultatin dhe të mos bëhen pengesë në proceset euro-integruese të Shqipërisë.