E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti me djalin e Ruçit, shkon në gjyq shoferi i makinës tjetër

Flamur Vezaj

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbaruar hetimet për aksidentin e ndodhur në kryeqëzimin e Rrugës së Elbasanit ku u përfshi edhe djali i numrit dy të partisë socialiste, Gramoz Ruçi. Në përfundim të hetimeve prokuroria ka vendosur se fajtor për aksidentin është drejtuesi i makinës ku humbi jetën vajza e re, Brunilda Pinderi. Edi Lika akuzohet nga prokuroria se ka kaluar me semafor të kuq dhe me shpejtësi 30 km më shumë se normat e lejuara. Dosja në ngarkim të Likës është dërguar në gjykatë dhe është në pritje të hedhjes së shortit. Sipas prokurorisë, Ledion Ruçi, i cili vinte nga parlamenti për në Rrugën e Elbasanit, ka hyrë në kryqëzimin e parë me semafor të kuq, por teksa ndodhej mbi urë, në kryqëzimin e dytë është ndezur semafori jeshil.

Dosja

..Më datë 22 Nëntor 2011, mbi bazën e materialeve të ardhura nga Policia Rrugore, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të pandehurit Edi Lika (Cani), i akuzuar për Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e shtetases Brunilda Pinderi, plagosjes së lehtë të shtetases Pinellopi Rafti dhe dëmtimin e parëndësishëm të shtetasit Ledion Ruçi. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se me mbrëmjen e datës 20 Nëntor 2011, shtetasi Ledio Ruçi, drejtues i mjetit tip BMWX6 me targa greke IKY3939 pasi ka dalë nga një lokal pranë ish-kinema 17 Nëntorit është nisur drejt qendrës për të përfunduar më pas në rrugën Xhorxh Bush me qëllim kalimin në rrugën e Elbasanit. Të ndodhur pranë kryqëzimit të rrugës Zhan D Ark, para grupit të parë të semaforëve pranë Urës, e duke qenë se nuk ka pasur lëvizje, mjeti ka kaluar semaforin me ngjyrë të kuqe duke hyrë në Urën e Lanës me qëllim vazhdimin e rrugës së Elbasanit. Ndërkohë që ka qenë akoma në lëvizje në urë është hapur (me ngjyrë jeshile) semafori i dytë dhe mjeti me shpejtësi ka vazhduar lëvizjen dhe pak metra deri sa është përplasur me një mjet tjetër tip Mini Cooper me targa italiane CG 832 CS, i cili drejtohej nga i pandehuri Edi Lika.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar thuajse të gjithë personat që kanë qenë në dy mjetet, por me pasoja të pariparueshme për jetën udhëtarja e vendit të parë të mjetit Mini Cooper shtetesja Brunilda Pinderi si dhe është dëmtuar lehte shtetasja Pinellopi Rafti.

Nga aktet e ekspertimeve mjekoligjore është saktësuar: …në trupin e kufomës së shtetases Brunilda Pinderi u konstatuan plagë të brendshme, thyerje të kockave të bazës së kafkës, hematoma e cipave të trurit, kontuzion i mushkërive dhe kontuzion hemoragjik i  trurit. Dëmtimet janë shkaktuar me mjete të forta mprehtës, karakteristika për traumat automobilistike, vdekja ka ardhur si rezultat i kontuzionit të trurit.

Akt i ekspertimit mjekoligjor Nr.1456 datë 02.12.2011ndaj shtetases Pinellopi Rafti tregon: Në trupin e shtetases Pinellopi Rafti janë konstatuar, thyerje të kockës së kofshës së majtë, plagë dhe hematoma me hemoragji në sklepat e syrit të majtë. Dëmtimet janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse, karakteristika për traumat automobilistike. Këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë shkaktuar humbje të aftësisë për punë në masën mbi nëntë ditë.

Pas saktësimit të disa prej elementeve bazë të vendit të ngjarjes është vlerësuar me rëndësi për hetimin përcaktimi i regjimit të punës së sistemit të semaforëve në Urën e Lanës dhe nisur nga fakti se në rrugën e Elbasanit pikërisht pranë vendit të ngjarjes kamera e vendosur nga një Exchange aty pranë është fiksuar faza e fundit e aksidentit, pra mjetin e bardhë si dhe sinjalin e një drite pranë kasetës metalike të semaforëve në trotuar, sinjal i cili lidhej me komandën e njërës prej ngjyrave të semaforit, është bërë rikëqyrja e sistemit të sinjalistikës në këtë kryqëzim.

Nga ky veprim hetimor i zhvilluar me datë 25.11.2011 ora 20:30 është saktësuar se: Ndezja e sinjalit në kutinë e mirëmbajtjes, korrespondonte me sinjalin portokalli në Bulevardin Bajram Curri, i cili më pas kthehej në të kuqe dhe ky sinjal qëndronte i ndezur për 1 minutë e 5 sekonda dhe lëvizja e mjeteve në këtë kryqëzim bëhej nga rruga e Elbasanit drejtim rrugës Xhorxh Bush e anasjelltas. Në momentin kur drita e semaforit në Bulevardin Bajram Curri kthehet në ngjyrë të kuqe, drita e semaforit në Urën e Lanës – drejtim rruga e Elbasanit bëhet jeshile…

Në vlerësim të këtyre deklarimeve si dhe përfundimeve të arritura mbi bazën e këqyrjes së mësipërme është përpiluar dhe akti i ekspertimit auto-teknik nga i cili ka rezultuar se mekanizmi i ngjarjes është si më poshtë:

Drejtuesi i  auto-veturës tip BMWX6  lëvizte në drejtimin nga Parlamenti drejt Urës së madhe të rruga e Elbasanit drejt Liceut artistik me një shpejtësi lëvizjeje 50 km/h dhe drejtuesi i Mini Cooper-it dilte nga ETC drejt Bërrylit me një shpejtësi lëvizjeje 70 km/h. Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim ku fushëpamja është e kufizuar për shkak të parmakut të ngritur të urës. Meqenëse ky kryqëzim është me semafor dhe faktit tjetër që shpejtësitë e lëvizjes kanë qenë pothuajse të përafërta, aksidenti ka ndodhur në sekondën psikike dhe ata nuk kanë pasur mundësi të shmangeshin aksidentin. Duke u bazuar tek fakti se aksidenti ka ndodhur natën atëherë drejtuesi i makinës së tip Mini cooper i cili lëvizte në Bulevardin Bajarm Curri duhet ti jepte përparësinë mjetit që vinte nga e majta pasi ai kishte semaforin e kuq dhe i ishte ndaluar lëvizja.

Çfarë rregullash kanë shkelur dy shoferët

Sipas prokurorisë dhe policisë së Tiranës, nga ana e përdoruesve të rrugës kemi shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në makinën e Ledion Ruçit, B.M.W X6, ekspertët kanë konstatuar tejkalim i shpejtësisë në masën 50 40 km/h, nga ana tjetër ka hyrë në kryqëzim me semafor jeshil. Në ngarkim të drejtuesit të Mini Cooper konstatojmë thyerjen e dy normave: Moszbatimin e sinjalistikës së ndritshme, sinjalistikën horizontale dhe vertikale, pasi lëvizja e tij në kryqëzim nga rikëqyrja rezulton me semafor të kuq. Thyerjen e normës së sjelljes së tejkalimit të shpejtësisë në qendër të banuar, e cila në kuptimin sasior ka qenë 70 40 km/h,- thuhet në kërkesën për gjykim të prkurorisë.

Dëshmitë e Ledio Ruçit dhe Edi Likës në prokurori

Të pyetur rreth momentit të ngjarjes, palët e përfshira në aksident mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj momentit të lëvizjes së tyre, duke pretenduar se të dy kanë hyrë në kryqëzim me semafor jeshil. I pari ka dhënë dëshminë e tij Edi Lika, i cili sqaron se: Kur po afrohesha te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit isha në korsinë e djathtë dhe pashë që semaforët para meje ishin me dritë jeshile dhe për këtë arsye nuk ndalova, por vazhdova lëvizjen drejt rrugës së Bërrylit. Sapo do kaloja kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në këtë moment nuk më kujtohet fare se çfarë ndodhi. Këtë ngjarje e ka treguar pothuajse në të njëjtën formë edhe e dëmtuara Pinellopi Rafti.

Ndërkohë Ledion Ruçi ka thënë në polici: …kalova kryqëzimin e bulevardit Zhan DArk dhe u futa në Urën e Lanës për të ecur drejt rrugës së Elbasanit. Kur u futa mbi urë frenova për të ndalur mjetin pasi pashë në distancë që semafori ishte me dritë të kuqe dhe djathtas në semafor ishte ndalur një makinë. Duke ndaluar sapo afrohesha te semafori në kryqëzimin e bulevardit Bajram Curri drita e semaforit nga e kuqe u ndez jeshile që më lejonte të vazhdoja lëvizjen drejt rrugës së Elbasanit. Sapo u ndez jeshilja unë nuk kisha ndaluar plotësisht dhe i dhashë gaz për të kaluar kryqëzimin. Sapo fillova të kaloja kryqëzimin nga e djathta ime në bulevardin Bajram Curri pa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›