E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi, 80 mijë euro nga Braçe se ka krijuar perceptimin që ajo është e korruptuar

Share

Erion Braçe është deputeti i radhës që do të përballet në Gjykatën e Tiranës me deputeten demokrate, e cila ka fituar disa gjyqe me deputetët socialistë, me shuma dhjetëra milonë lekë.

Në padinë e saj, Albana Vokshi kërkon plot 80 mijë euro, pasi thotë se zoti Braçe ka shpifur në lidhje me të.

Sipas akuzës së depozituar në Gjykatën e Tiranës, thuhet se Braçe nuk e ka thënë direkt që Albana Vokshi është e korruptuar, por me anë të akuzave të tij, ka krijuar perceptimin tek qytetarët se ajo është e korruptuar!

Albana Vokshi deri më tani ka fituar gjyqet me deputetët Eduard Shalsi, Sajmir Tahiri dhe Artan Gaçe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›