E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti me djalin e Ruçit, vdes një e plagosur

Vendi i ngjarjes, te kryqezimi i Rruges se Elbasanit, ku ndodhi aksidenti

TIRANE- Nje nga vajzat e plagosura mbreme ne aksidentin ne rrugen e Elbasanit ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tirane, duke mos i mbijetuar dot plageve te marra.  Viktima eshte identifikuar si Brunilda Pinderi, 28 vjec, nje nga pasagjeret e makines se vogel, qe u perplas me automjetin qe drejtonte Ledio Ruçi, djali i Gramoz Rucit.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të kryqëzimit kryesor tek Ura e Lanës në rrugën e Elbasanit, ku një automjet i vogël Mini Cuper është përplasur me makinën BMVV X6, ngjyrë e bardhë, me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasi Ledio Ruçi.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre personat që ndodheshin në automjetin Mini Cuper, ndërkohë që drejtuesi i mjetit BMVV X6 nuk ka pësuar lëndime. Policia Rrugore, e cila mori njoftim për ngjarjen, mbërriti brenda pak minutave në vendin ku ndodhi aksidenti. Nga verifikimet paraprake u mësua se shkak i ngjarjes ka qenë lëvizja tej normave të lejuara të shpejtësisë nga të dy mjetet.

Forcat e rendit, të cilat mbërritën në vendin e ngjarjes, u kanë dhënë ndihmën e parë personave të plagosur. Vajza me inicialet B.P., 28 vjeçe,  ndodhej në krahun e Mini Cuper-it, ku ndodhi edhe përplasja me automjetin BMW X6, të drejtuar nga shtetasi Ledio Ruçi. Të plagosur në ngjarje kanë mbetur edhe vajza me inicialet B.R. dhe djali me inicialet E.C., i cili drejtonte mjetin Mini Cuper.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›