E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Monti, dy herë mat Berluskonit

Mario Monti

Mario Monti përveçse krijoi qeverinë më të votuar në Senatin Italian, i ka bërë një mat të dytë ish- kryeministrit Silvio Berluskoni duke u vlerësuar si Kryeministri më popullor në Itali.

Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, për një javë opinioni publik në Itali kaloi nga gjendja e depresionit në adhurim. Ky është qëndrimi i popullit italian ndaj Kryeministrit që u cilësua si Super Mario Super Marios.

Në shkallën nga 1 deri në 10 më shumë se 78% e italianëve i kanë dhënë qeverisë së Montit notën më të lartë se 6  ndërsa atij personalisht i besojnë pothuajse 84% e të anketuarve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›