Krerët e perëndimit rrezikohen nga rrëfimi i Saif Ali Khan
Një rrëfim të bënë shumë mirë për shpirtin. Por shumë kerr të ekonomisë dhe politikës në Perëndim po shpresojnë që Saif Al Islam djali i Gedafit që u arrestua dy ditë më parë të mos ketë nevojë t`i tregoj të gjitha sekretet. Gjërat që mund të rrëfej Al Isalm prekin njerëz shumë të pushtetshëm të perëndimit të cilët kanë bërë marrëveshje të turpshme me ish- udhëheqësin e Libisë Muamar gedafi.
Toni Bler
Lidhja
Bler zhvilloi një takim me kolonel Gedafin në tendën e tin në vitin 2004 dhe prezantoi një rezolutë të Kombeve të Bashkuara për të tërhequr sanksionet kundër Libisë. Saif ndërkohë e përshkroi Blerin si një mik të familjes. Ish-kryeministri britanik e ndihmoi Al Islamin në një studim që ai bëri në një nga Universitetet e Londrës i cili më pas mori një donacion shumë të madh nga familja Gedafi.
Bler ishte vazhdimisht në kërkim të një miqësie me Gedafin duke marr parasysh dhe letrat e shumta që u gjetën në rezidencën e Kolonelit.
Pyetja: Çfarë ndodhi me fondin prej 400 milion dollarësh që u hap nga familja Gedafi në Britani?
Nat Rothschild
Thuhet që bankieri milioner është një mik shumë i mirë i Saifit. 35- vjetori i Saifit u bë në një nga klubet e natës në pronësi të Rothschild.
Pyejtja: Ai ishte Rothschild ndërmjetës për marrëveshjet mes Partisë Laburiste dhe familjes Gedafi.
Pincë Endrju
Princ Endrju ftoi Saifin të kalonin disa ditë në Kështjellën Uinsdor dhe në Pallatin e Bakingamit. Gjithashtu ai vizitonte shumë shpesh Tripolin si një ambasador tregtie.
Pyetje: Cila ishte lidhja e plotë e familjes mbretërore me regjimin e Gedafit.