Refoma zgjedhore mbledh të vegjlit
Reforma zgjedhore ka mbledhur në një tryezë të përbashkët të gjitha partitë e vogla të maxhorancës dhe opozitës. Tryeza pritet të përfundojë me një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore, i cili do ti përcillet komisionit të posaçëm nga krerët e të gjitha partive të vogla.
Krerët e partive të vogla kërkojnë nga komisioni i reformës zgjedhore, i cili nis punën këtë javë, hartimin e një platforme sa më gjithëpërfshirëse.
Kreu i LSI-së është shprehur se reforma duhet të ketë në themel të saj barazinë e votës.
Nuk ka përse vota e një kryetari në një qark të ketë më shumë rëndësi se vota e një kryetari në qark tjetër të vendit, tha Meta.