Aksidenti me granate ne Divjake babe e bir percillen per ne banesen e fundit
Babë e bir Dashnor Gaxho 26 vjeç dhe djali i tij dy vjeçar te vrare aksidentalisht nga një granatë u përcollën ne banesën e fundit ne qytetin e Divjakës. Banoret e Divjakës te tronditur bëjnë apel kundër mbajtjes se municioneve e armeve ne shtëpi.
Vjollca Gaxho ka humbur djalin dhe burrin ne këtë aksident tragjik.
Fatmirësisht nga ky shpërthim shpëtoi vajza 4 vjeçare.
Familja Gaxho, kishte pak kohe e kthyer nga Greqia. Viktima nisi te merrej me peshkim dhe granatën e kishte siguruar për gjueti.