Aksidenti me makinë, i jepet lamtumira kryepolicit të Përmetit
GJIROKASTËR- Drejtues të lartë të policisë së qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe banorë të qytetit të Gjirokastrës, kanë kryer sot homazhe pranë trupit të pajetë të shefit të komisariatit të Përmetit, Nuri Kërçani, i cili mbrëmjen e djeshme humbi jetën aksidentalisht së bashku me oficerin e krimeve, Petrit Lata, teksa ishin duke u kthyer nga shërbimi.
Të parët që kanë nderuar shefin e komisariatit, ishin nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rasim Borici, drejtori i policisë së qarkut të Gjirokastrës, Emri Vata, prefektja Mimoza Como, kryetari i bashkisë, Flamur Bime, si dhe drejtues të forcave të ndryshme politike.
Rasim Borici, nëndrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka vlerësuar figurën e shefit të komisariatit të Përmetit, duke u shprehur se “Nuri Kërnaci u nda nga jeta aksidentalisht, teksa po kthehesh nga shërbimi. Pjesëmarrja e banorëve për të nderuar kryepolicin e Përmetit, tregon se policia tashmë është një institucion i vlerësuar nga komunitetit”, tha Borici.
Dje ne mbremje, dy drejtuesit e lartë të komisariatit të Përmetit, u aksidentuan për vdekje në rrugën dytësore Këlcyrë-Përmet, pranë vendit të quajtuar “Ura Veroniqit”. Në këtë aksident humbi jetën Nuri Kërçani, shef i komisariatit të Përmetit, si dhe drejtuesi i automjetit Petrit Lata, 43 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialistë i hetimit dhe krimit.
(d.b/BalkanWeb)