Ndryshimet klimatike, përshtatje të sitemeve shëndetësore për përballimin e situatave
TIRANË- Ndryshimet klimatike nxisin përshtatjen e sistemit shëndetësor në përballimin e situatave të ndyrshme.
Tek ndryshimet klimaterike bëjnë pjesë dhe ndotja e mjedisit, ajrit në veçanti, përmbytjet dhe ngjarje të tjera ekstreme të natyrës.
Në Konferencën përmbyllëse të projektit 3 vjeçar, "Të mbrojmë shëndetin nga ndryshimet e klimës në Shqipëri", i zbatuar në shkëpunim me Qeverinë gjermane dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë u prezantua dhe dokumenti strategjik për përshtatjen e sistemit shëndetësor ndaj ndryshimeve të klimës 2011-2021.
“Dokumenti strategjik për përshtatje të sistemit shëndetësor me ndryshimet klimatike, tregon qartë një qasje bashkëkohore të sistemit shëndetësor shqiptare ndaj ndryshimeve të klimës”, tha minitstri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Ndërsa vuri në dukje se ka një përkeqësim të parametrave në nivel global, Vasili tha se sistemet shëndetësore duhet të përshtaten për t’u përgatitur për përgjigjen konkrete ndaj këtyre fenomeneve.
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, tha se kjo është vetëm një fazë e projektit, pasi duhet vazhduar më tej me përshtatjen e sistemit shëndetësor me ndryshimet e klimës. "Këto ditë ka patur prova dhe përpjekje për t’i cekur këto probleme".
Ndryshimet e klimës ndikojnë në shëndetin e gjithsecilit, tha Müller-Holtkemper, duke përmenduar këtu valët e të nxehtit, por edhe përmbytjet, të cilat, sipas saj, mbeten kërcënim për Shqipërinë. Sezoni i alergjive po zgjerohet, ndërsa për të adresuar problemin duhen të dhëna, për të cilin projekti kishte të bënte edhe me vendosjen e aparaturave të monitorimit të ajrit, theksoi Müller-Holtkemper.
Lançimi zyrtar i projektit u bë në mars 2009 në Gjermani, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të OBSH-së Dr Margaret Chan, sekretarit të shtetit të Gjermanisë dhe përfaqesues nga ambasadat e vendeve ku do të zbatohej projekti.
Projekti është shtrirë në shtatë vende (Shqipëria, Kazakistani, Kirgistani, Federata Ruse, Taxhikistani, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Uzbekistani) që i përkasin katër zonave gjeo-klimaterike të ndryshme, nga ku priten pasoja të ndryshme në shëndet, prej ndryshimeve klimaterike. Projekti nisi në 2009, me trajnimin përkatës të rreth 35 personave, ndërsa gjatë zbatimit të tij janë kryer veprimtari të ndryshme.
(d.b/BalkanWeb)