E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti me motor, dy të rinjtë lënë të vdekur kalimtarin që zbriti nga furgoni

Fier, 16 korrik, NOA Sapo zbriti nga furgoni, një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend nga përplasja me një motor i cili kaloi rrufeshëm pranë tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Frakull në rrethin e Fierit, ku një person rreth të 60-ve ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti.

Ai është aksidentuar nga dy të rinj që udhëtonin me motor, kur ai sapo kishte zbritur nga furgoni dhe po kalonte në krahun tjetër të rrugës.

I aksidentuari së bashku me dy të rinjtë, janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, por 60-vjeçari nuk ka mundur tu rezistojë dot plagëve dhe ka humbur jetën gjatë rrugës.

Ndërkaq, bëhet e ditur se drejtuesi i motoçikletës Çelnik Hilaj, 18 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shoku i tij ka marrë plagë të lehta.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›