Aksidenti motori perplaset me kamioncinen

Një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e njohur si Oxhaku në Tiranë. Një motorçiklet ka goditur nga pas një kamionçinë në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, duke shkaktuar dëmtimin e dy personave që ndodheshin në motor.
Në vendin e ngjarjes shkuan Shërbime të Policisë Rrugore për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve policore nga hetimet paraprake rezulton se shkak për ngjarjen ka qenë shpejtësia dhe ndonjë manovrim i pamenduar mirë nga ana e drejtuesit të motorçikletës. Ky i fundit bashkë me pasagjeren e tij, fatmirësisht kishin marrë plagë të lehta dhe pas ndihmës së parë dhe ekspertizave mjekësore në Spitalin Ushtarak janë kthyer në banesë.