Komploti i Bin Laden per vrasjen e Obames
Para vdekjes së tij, Osama bin Laden kishte urdhëruar rrjetin e tij terrorist të organizonin qeliza të veçanta në Afganistan dhe Pakistan për të sulmuar avionin e Presidentit Obama dhe gjeneralit, David Petreas.
"Arsyeja për tu përqëndruar në to- ka shpjegur udhëheqësi i lartë i Al-Kaedës- është se me vrasjen e presidentit Obama, Bin Laden do të fuqizonte pushtetin e tij plotësisht dhe do të fuste kështu në krizë SHBA. Ndërsa përsa i përket vrasjes së Gjeneralit Petreas ishte se vrasje e tij do të ndryshonte rrjedhën e luftës në Afganistan”.
Zyrtarët e administratës “Obama” në një deklaratë theksuan të premten se komploti ndaj Presidentit dhe Gjeneralit nuk ka qenë kurrë një kërcënim serioz.
Skema e komplotit për vrasjen e Presidentit dhe Gjeneralit është përshkruar në një prej dokumenteve të marra nga kompleksi i Bin Ladenit nga ana e forcave amerikane më 2 maj, natën në të cilën terroristi u vra. Ajo që bëhet e ditur është se në këto dokumenta të gjetura kishte edhe emra të zyrtarëve të lartë të administratës Obama. Dokumentet e gjetura janë klasifikuar dhe së shpejti do të vihen në dispozicion për publikun me tekstet e tyre origjinale arabe dhe përkthimet përkatëse.
Sipas dokumentave, njeriu i cili ishte angazhuar nga terroristi Bin Laden të kryente sulmin ndaj Presidentit Obama dhe Gjeneralit Petras, ishte terroristi pakistanez, Ilias Kashmiri. Por vetëm një muaj pas vdekjes së Bin Ladenit, Kashmiri u vra në një sulm të telekomanduar nga SHBA.
Megjithatë ajo çfarë vlen të theksohet është se në kohën që ka qëndruar i fshehur, Osama Bin Laden kishte hartuar disa skema për sulme terroriste ndaj SHBA, sulme këto të ngjashme me ato të shtatorit të disa viteve më parë.