Aksidenti ne Butrint, ne kerkim viktima e trete

Varka ishte nisur ne drejtim te ishullit te Korfuzit dhe per pasoje te gjithe pasagjeret e saj kane rene ne uje.
Deri me tani konfirmohet mbytja e nje 21-vjecare se bashku me foshnjen e saj 3 muajshe. Ne ujera ka humbur jeten edhe nje 17-vjecar, ndersa deri para pak minutash policia dhe polumbaret vazhdonin kerkimet.
Ne spitalin e Sarandes deri tani jane derguar 4 persona, mes te cileve Dritan Jaho nga Berati, i cili eshte ne gjendje shume te renduar psikologjike per shkak se ai eshte babai i foshnjes, e cila eshte mbytur se bashku me nene e saj.
Korrespondentja e Top Channel ne Berat konfirmon nga familjaret se Dritan Jaho eshte bashkeshorti i Elvira Jahos dhe babai i Klara Jahos 3-muajshe, te dyja te mbytura ne liqenin e Butrintit.
Mesohet se policia ka shoqeruar ne keto momente nje shtetas me emrin Ahmet Bushi 55 vjec nga fshati Metoq sepse eshte pronari i varkes se permbysur. Eshte shoqeruar gjithashtu edhe nje shtetas nga Vrina e Sarandes me emrin Ilir Meta 32 vjec, i cili dyshohet se se eshte nje nga organizatoret.
Policia tashme ka nxjerre ne breg varken dhe brenda saj jane gjetur cantat e klandestineve por asnje trup.
Per kete tragjedi thuhet se viktimat ishin duke kaluar me varke neper liqen ne menyre qe t'i shmangeshin policise dhe me pas te kalonin ne kembe kufirin tokesor prane doganes se Qafe-Botes. Kjo rruge eshte shfrytezuar se tepermi nga klandestinet qe duan te ikin ne Greqi.