Aksidenti, varka kryente udhetimin e dyte

Varka e aksidentit ka qene rreth 5 metra e gjate me nje motorr te vogel dhe qe nuk mundesonte mbajtjen e me shume se tre personave ne bord.
Megjithate emigrantet klandestine kane sfiduar fatin dhe kane tentuar te kalojne kufirin me mjetin e vogel lundrues.
Pak metra larg bregut,varka eshte permbysur duke shkaktuar dy viktima, nene e bije, nderkohe qe dyshohet se ne ujerat e Butrinitt ndodhet edhe nje 17-vjecar.
Familja Jaho, Dritani, e dy viktimat Elvira dhe foshnja 3-muajshe jetonin prej kohesh ne Greqi, po ishin kthyer ne Shqiperi per te marre pjese ne nje ceremoni perkujtimore per nje te aferm te tyre.
Ne Butrint policia ka pikasur grupin e klandestineve, por ata jane shmangur duke bere nje shetitje ne parkun aty prane dhe me pas kane hipur ne varke per te kaluar kufirin.
Sipas korrespondenteve varka e vogel po kryente udhetimin e dyte nga Shqiperia ne Greqi dhe mendohet se nje pjese emigrantesh jane derguar ne token helene.
Policia po mbikeqyr gjithe zonen nderkohe qe hetimet do te zbardhin plotesisht ngjarjen e rende.