Aksidenti në Formula 1, i rrezikshëm

Një aksident i papritur ka ndodhur dje në garën e Gjermanisë në Formula 1. Një kameraman anglez ka qenë viktimë e një pakujdesie të skuderisë së Red Bull.
Piloti Marki Webber u ndal në një moment për të ndërruar gomat, kur pas nisjes goma e tij doli nga vendi pasi që nuk ishte e shtrënguar fort.
Goma e bolidit të Webber e goditi një kameraman duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Skuderia është dënuar me 26 mijë dollarë për këtë pakujdesi ndërsa kameramani anglez thuhet të ketë thyer shpatullën dhe ka lëndime në kokë.