Schweinsteiger braktisë stërvitjet, kthehet në Gjermani

Ylli gjerman i Bayern Munchen, Bastian Schweinsteiger i ka braktisur stërvitjet me Bayernin në Itali. Skuadra bavareze e drejtuar nga Pep Guardiola po vazhdon të stërvitet në Trentino të Italisë.
Schweini u detyrua të rikthehet në Gjermani për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme që kishte në këmbën e djathtë.
Ylli gjerman javë më parë ishte operuar me sukses, por stafi mjekësor ka konstatuar se ai ka nevojë për një tretman tjetër mjekësor dhe se duhet të lë përkohësishtë stërvitjet.
Guardiola thuhet se ishte i frustruar me mungesën e tij duke mos e pritur mirë largimin e tij nga stërvitjet vetëm pak ditë pasi ai është kthyer nga pushimet./Indeksonline/