E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Gjegjan, përmirësohet gjendja e pacientëve

Drejtori i Spitalit Ushtarak pohon se gjendja shëndetësore e dy pacientëve të vegjël është më mirë. Do të mbahen nën mbikëqyrje


TIRANË - Gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të vegjël në Spitalin Ushtarak, të cilët dy ditë më parë ishin në gjendje kritike për jetën, është përmirësuar disi. Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj, shpjegoi se Erikson Peraj është operuar në mushkëri dhe mjekët shprehen optimistë pasi nuk ka përkeqësim të gjendjes shëndetësore, ndërsa vajza 8-vjçare Anisa Mustafa vazhdon të jetë në koma cerebrale, por ka një përmirësim të vogël pasi ka lëvizur spontanisht gjymtyrët.


"Ky është një lajm i mirë, pasi kjo tregon se ajo po fillon të reagojë. Gjendja shëndetësore e pacientëve po përmirësohet dhe një nga fëmijët tashmë e kemi nxjerrë nga salla e reanimacionit në njërin nga pavionët e spitalit",- pohon Mihaj.


Në reanimacionin e Spitalit Ushtarak ndodhen vetëm tre paciente. Sipas drejtorit, të gjithë pacientët do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë spital vetëm nëse do të shfaqen ndërlikime të rënda. Dy fëmijët që konsiderohen me rëndë, atëherë mund të kërkohet transferimi i tyre në një spital jashtë Shqipërisë.


"Vëllezërit Mustafa janë jashtë rrezikut për jetën, por dy motrat e tyre janë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve. Arnisa vazhdon të jetë në komë cerebrale, por me parametra të përmirësuar, ndërsa Mirlinda në mesditë kreu operacionin e të dyja këmbëve te thyera. Jo më pak dramatike është situata në dhomën e dy të mbijetuarve të familjes Marku", -shpjegojnë mjekët.


Nga rrëzimi i autobusit mundi të shpëtojë vetëm kryefamiljari, Gjon Marku dhe vajza e tij. Drejtuesit e Spitalit Ushtarak tregojnë se gjendja e 10 të plagosurve ka përkeqësim dhe shpresojnë mos ketë me humbje jetësh.


Nën mbikëqyrje të rreptë po mbahet Arnisa Mustafa me gjendje kome dhe Erikson Peraj i cili u operua në mushkëri. Ndërsa nëna e tij ka lënë reanimacionin dhe po ndiqet në pavijon.


Mjekët e Spitalit Ushtarak vitet e fundit janë përballur me aksidente të rënda si aksidenti i nxënësve kosovarë, aksidenti në lumin e Kirit, Gërdeci e të tjerë. E.Bardhi


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›