Përmirësohet situata në Shkodër, ende rrugët e bllokuara

Shtabi i emergjencës raportoi rënie të sipërfaqes së tokave të përmbytura në Shkodër ditën e sotme. Sipas të dhënave pas mesditës, në Qarkun e Shkodrës numërohen 5850 Ha tokë e përmbytur, 308 persona të vakuar, 74 banesa nën ujë dhe 805 banesa në prezencë uji. Dje raportoheshin 6500 HA toka te permbytura nderkohe qe sot kjo shifer ka rene me te pakten 700 ha.
Ndërkohë 93 familjet e Komunës Dajç levizin nga shtëpitë e tyre në mënyrë periodike në varësi të lëvizjes së nivelit të ujërave.
"Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga krerët e njësive vendore dhe Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, sipërfaqja e tokës së përmbytur në Qarkun e Shkodrës ditën e sotme rezulton të jetë 5850 ha", thuhet nga burimet zyrtare. Sipas tyre, 74 shtëpi rezultojnë të përmbytura nga uji dhe 805 shtëpi të rrethuara nga uji.
Ministria e Brendshme sqaroi se zonat e prekura nga përmbytja furnizohen rregullisht me energji elektrike.
Ndërkohë strukturat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Bordin e Kullimit Shkodër vijojnë punën për përforcimin e argjinaturave pranë zonave të prekura apo të rrezikuara nga përmbytja, duke vendosur thasë me rërë apo inerte të ndryshme.
Ky proces është përqendruar në mënyrë të veçantë në Shirq dhe Daragjat të Komunës Dajç dhe në ças të Komunës Velipojë.
Strukturat e Forcave të Armatosura po kryejnë edhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore si dhe të koncetrateve për bagëtinë në Obot dhe Gorricë të Komunës Ana e Malit, e po kështu në komunat Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Rrethinat dhe Bushat.
Këto struktura janë në gatishmëri për çdo rast të nevojshmëm për kryerjen e evakuimit dhe transportimit të banorëve apo të bagëtive.
Shtabi i Emergjencës bën me dije se të pakalueshme nga automjetet janë aksi i rrugës së Obotit në Komunën Ana e Malit dhe aksi rrugor Bërdicë-Velipojë tek Ura e Gjo Lulit.
Ndërkohë konsiderohen të kalueshme vetëm për mjetet e larta, akset rrugore nga kthesa e Dajçit tek ura e Shirqit, aksi rrugor për në Pentar, Dajç, dhe për në Gorricë të Komunën Ana e Malit.