E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Korçë, vdes edhe e moshuara e dytë

Ndërron jetë edhe e moshuara e dytë që u parplas ditën e djeshme nga një makinë në aksin Korçë- Polenë.

Perie Merolli 67 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës mëngjesin e sotëm pas përkeqësimit të gjëndjes së saj shëndetësore. Ndërkohë nga aksidenti ditën e djeshme ndërroi jetë edhe 73 vjeçarja Sofie Merolli.
 

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së enjtes ku dy të moshuarat ishin duke kaluar rrugën ku u përplasën nga një makinë që lëvizte me shpejtësi.
 

Policia e cila mbërriti në vendngjarje ka arrestuar edhe drejtuesin e automjetit Andi Mata 21 vjeç dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›