Bulqisë, dita e 5-të e grevës së minatorëve, rëndohet gjendja
BULQIZË- Greva e minatorëve sot hyri në ditën e pestë të grevës. Dhjetë minatorët e Bulqizës, vijojnë të qendrojnë në një godinë pranë kompanisë ACR, ndërsa pranë ambienteve të saj janë grumbulluar minatorë të tjerë mbështetës.
Korrespondenti Enver Doci raporton se gjendja e grevistëve paraqitet e rënduar në ditën e pesë, ndëkohë bën me dije se njëri prej tyre mbrëmjen e djeshme është ndjerë keq. Gjendja e tij është përkeqësuar duke i rënë edhe të fikët.
Ndërkohë është kërkuar ndihmë, por mësohet se ka ardhur vetëm një ambulancë pa mjek që ka shoqëruar në spital grevistin.
Minatorët vijojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre. Ato deklarojnë se nuk do heqin dorë nga kërkesat e tyre, ndërkohë theksojnë se do përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve nacionale.
Rreth orës 15:00 është raportuar dhe për një minator tjetër, i cili ndodhej në ambientet e jashtme të ACR-së, që kishte pësuar infarkt në zemër. Minatori Remzi Markaj, 45 vjeç është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës, më pas është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Peshkopisë.
Minatorët nuk heqin dorë nga tre kërkesat kryesore të tyre investimet në miniere, rritje me 20% të pagës së minatorëve, largimi nga territori i ACR i firmave të tjera, që shfrytezojne minierat në menyrë abuzive dhe shkarkimi i drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu, kërkesë e cila nga ACR refuzohet.
Nesër në orën 6:00 të mëngjesit mësohet se minatorët protestues do bllokojnë edhe portën kryesore të ACR dhe nuk do lejojnë policinë dhe punonjësit të futen në firmë, në mënyrë që firma të reagojë për zgjidhejn e situatës.
(e.m/BalkanWeb)