E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, gjendet i djegur endacaku

Një 44-vjeçar është gjetur i djegur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se pas një zjarri të rënë në aneksin e stadiumit "Flamurtari" është djegur shtetasi Ajet Babaçi.
 

Mësohet se 44-vjeçari njihej si endacak, konsumator alkoli dhe vuante nga shëndeti mendor dhe vendin ku u gjet i djegur e përdorte si vendstrehim.
 

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se viktima është djegur aksidentalisht ndërsa në afërsi të trupit të tij janë gjetur edhe një shishe me pije alkolike, një çakmak dhe një radio dore dhe sende të tjera personale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›