Aksidenti në Lezhë, identifikohen viktimat

Zbardhen emrat e viktimave në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku humbën jetën 4 persona. Shtetasit italianë Antonio Cazzato e Impazio Magno nga Lece, dhe shtetasit shqiptar Edmir Vorfa dhe Enver Hallvadori 60 vjeç kanë humbur jetën nga përplasja mes dy automjeve. Ndërsa është plagosur Sokol Mema i cili ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin Ushtarak në Tiranë. Aksidenti ndodhi në afërsi së Shën Kollit. Furgoni me targë TR 99 43 R është përplasur me autoveturën SH 52 70 duke dalë jashtë rruge. Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e makinave.