E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet,Ambasada e SHBA-së: Të ruhet klima paqësore

Ambasada Amerikane në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit i ka bërë apel klasës politike shqiptare të ruajë klimën paqësore. Në një deklaratë të zëdhënësit të ambasadës, Biks Aliu, thuhet se "Nxisim qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët politikë që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore, në të cilën të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë, ta bëjnë këtë duke qenë të qetë dhe në paqe më 28 qershor". Ambasada Amerikane kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me standarded ndërkombëtare. "Edhe një herë, shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare", thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›