E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, aksidentin rëndë 3 vjeçarin, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Aksidenton rëndë fëmijën tre vjeçar largohet nga vendi i ngjarjes autori. Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kaluar në unazën e madhe të qytetit të Korçës. Protagonist i ngjarjes është bërë shtetasi Elion Kotelli 22 vjeçar banor i qytetit juglindor. Mësohet se i riu ishte duke drejtuar mjetin e tij tip ëolsëagen me targë TR 7803 B në vendin e quajtur Unaza e Madhe në lagjen 15 të qytetit. Shpejtësia e madhe e mjetit ka provokuar aksidentin automobilistik, ndërsa viktimë e tij ka mbetur një vogëlush vetëm tre vjeçar nga Tirana. Fëmija i seksit mashkull i ka prerë rrugën makinës që ecte me shpejtësi ndërsa i është shkëputur nënës së vet nga dora në mënyrë të papritur. Ndonëse drejtuesi i mjetit është përpjekur të shmangë aksidentin nuk ka mundur. Ai ka plagosur rëndë vogëlushin me inicialet A. M. nga kryeqyteti që kishte ardhur mysafir tek gjyshja e vet, por ka braktisur për më tepër dhe vendin e ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e shpejtë mjekësore të plagosurit. Kanë qenë disa kalimtarë të rastësishëm të cilët kanë ndihmuar fëmijën duke e transportuar për në spitalin e qytetit. Gjendja e tij është serioze bëjnë të ditur mjekët. Ndërkaq policia ka identifikuar menjëherë autorin e aksidentit në fjalë duke e prangosur vetëm pas afro 30 minutash atë. Mbi Kotellin rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi  i aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›