E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Sarandë, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

Ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës në spitalin Ushtarak në Tiranë, 17-vjeçari Jurgen Abazi, i cili u aksidentua një javë më parë në Sarandë.
 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pandalejmon, ku motorri me të cilin udhëtonin Skendër Beqo, 20-vjeç dhe Jurgen Abazi, 17-vjeç, u përplas duke shkaktuar vdekjen e 20-vjeçarit ndërsa 17-vjeçari u dërgua urgjentisht në Spitalin Ushtarak në kryeqytet por ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të rënda.

Ndërkohë kur ende nuk është mbyllur muaji i 8-të, në rrethin e Sarandës si pasojë e aksidenteve rrugore kanë humbur jetën 7 persona, duke shënuar kështu një shifër të lartë aksidentesh krahasuar kjo me vitet e fundit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›