E Diel, 1 Nëntor 2026

“ACR”: Gati të nisim negociatat me minatorët

Kompania “ACR” ka deklaruar sot se është e gatshme të nisë negociatat me minatorët e Bulqizës për të arritur një marrëveshje në lidhje me kërkesat e tyre.
 

Përfaqësuesit e firmës “ACR” kanë theksuar se janë gati në çdo kohë të takohen me një përfaqësi të minatorëve për të diskutuar për problemet e tyre.
 

Ndërkohë 13 minatorët e Bulqizës vijojnë ditën e 15-të të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.

Mësohet se është përkeqësuar mjaft gjëndja shëndetësore e minatorit Xhelal Ruçi 44 vjeç i cili ka humbur ndjenjat. Ndërsa disa prej minatorëve të tjerë po trajtohen me serum brenda ambjenteve të galerisë pasi ata refuzojnë të ndërpresin grevën e urisë dhe të transportohen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Minatorët e Bulqizës të cilët prej 15-të ditësh ndodhen në grevë urie 1400 metra nëntokë kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›