E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemal Gjunkshi merr detyrën e shefit të SHPFA-së

Xhemal Gjunkshi ka marrë sot detyrën e kreut të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
 

Ceremonia e marrjes së detyrës, është zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes në praninë e ministrit Arben Imami i cili i ka dhënë flamurin e Shtabit të Përgjithshëm, shefit të ri.

Në fjalën e tij kreu i ri i SHPFA-së Gjunkshi premtoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij në krye të Forcave të Armatosura do të punojë për realizimin e një reforme të studiuar mirë sipas standarteve të NATO-s si dhe për reformimin dhe modernizim e FA-së.

Ai gjithashtu ka vlerësuar edhe punën e bërë nga paraardhësi i tij Maksim Malaj në krye të Forcave të Armatosura ndërsa ka shtuar se edhe pas largimit të tij nga detyra ai do të mbetet pjesë e pandarë e ushtrisë.

Më herët kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Xhemal Gjunkishi u betua para presidentit të Republikës Bamir Topi.
 

Detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, e ka mbajtur gjeneral major, Maksim Malaj të cilit i përfundoi mandati më 28 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›