Perfshihet ne flake fabrika e fishekzjarreve shkrumbohen 25 dyqane dhe nje shtepi
Zjarri dyshohet te jete shkaktuar nga nje shkendije elektrike. Flaket kane mundur te vihen nen kontroll vetem pas rreth 4 oresh
Nje fabrike 25 dyqane dhe nje shtepi te shkrumbuara ne flake eshte bilanci i nje zjarri te frikshem qe tronditi dje kryeqytetin. Flaket kane perfshire fillimisht fabriken e fishekzjarreve por per shkak te lendeve plasese qe ndodheshin ne te ato kane perparuar me shpejtesi dhe kane perfshire edhe bizneset perreth. Pasditen e djeshme flaket vune ne alarm zjarrfikesit e kryeqytetit te Durresit dhe banoret e zones ku ndodhej godina. Magazina ndodhet ne kryqezimin e Unazes se Re prane tregut ushqimor ne zonen qe njihet si Qyteti i Nxenesve. Nje ore pas renies se zjarrit situata doli jashte kontrollit u dogj nje banese dhe 2 biznese pas 2 oresh u ndezen ne flake godina te tjera. Pas perhapjes se flakeve kreu i zjarrfikeseve te Tiranes Dilaver Laci konfirmoi se situata me zjarrin ne magazinen e fishekzjarreve ishte serioze. Perberja e materialeve qe permban magazina veshtireson punen e zjarrfikeseve per shuarjen e flakeve. Nuk ka te dhena per viktima. Shtellungat e tymit jane teper gjigante dhe per kete arsye ne evakuuam banoret e zones. Po punojme qe flaket te mos mberrijne drejt banesave - eshte shprehur Laci.Ne vendngjarje shkuan mbi 10 makina zjarrfikese 4 prej te cilave erdhen nga qyteti i Durresit dhe u kerkua ndihme edhe nga zjarrfikeset e qyteteve te tjera. Te kercenuara nga flaket ishin edhe banesat e lagjes prane saj. Edhe punonjesit e forcave zjarrfikese rrezikonin cdo moment si rrjedhoje e shperthimit te vazhdueshem te fishekzjarreve. Nuk ka nje shkak te qarte mbi renien e zjarrit por dyshohet per nje shkendije elektrike. Fatmiresisht flaket u shuan pa shkaktuar viktima ne njerez por me deme te medha materiale.
Fikja e flakeve
Magazina me fishekzjarre dhe lodra per femijendodhet ne kryqezimin e Unazes se Re prane tregut te zones se Kombinatit ndersa zjarri ne te mesohet se ka rene rreth ores 1630 minuta. Banore te zones sapo kane pareflaket gjigante dhe tymin kane njoftuar forcat e zjarrfikeseve. Ne vendngjarje mberriti fillimisht vetem nje zjarrfikese qe nisi menjehere nga puna per lokalizimin e flakeve dhe me pas6 te tjera. Policia nisi menjehere nga evakuimi i banoreve qe kishin banesat prane magazines se fishekzjarreve. Per shkak te lendes qe ndodhej ne magazine flaket u pershpejtuan dhe u perhapen ne permasa teper te medha. Here pas here degjoheshin shperthime te fuqishme te fishekzjarreve qe digjeshin brenda magazines. Mbi 10 zjarrfikese nga Tirana dhe nga Durresi punuan per izolimin e flakeve. Ne afersi te vatres se zjarrit ndodheshin edhe nje dyqan bombolash gazi si dhe nje pike karburanti ne nje largesi jo me teper se 15 metra. Tri zjarrfikese qendruan prane nje pike karburanti qe ndodhet ne zone per te mbajtur flaket larg saj ne menyre qe te shmangej tragjedia. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit nderkohe kane filluar hetimet per te percaktuar shkaktuesin. Ne oren 1900 u konfirmua se zjarrfikesit munden te lokalizojne flaket dhe te mbajne nen kontroll te plote zjarrin. Ne vendngjarje mberriti dhe nje makine ushtrie si dhe vete ministri i Brendshem Bujar Nishani. Nga zjarri nuk pati persona te plagosur vetem deme te shumta materiale qe priten te llogariten ne oret ne vazhdim.
Bilanci i demeve
Jane shkrumbuar
Fabrika e fishekzjarreve
Dy lokale
Nje banese
25 dyqane
Ende e pa llogaritur vlera e mallit te djegur