E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur nje 22-vjecar

Mengjesin e djeshem eshte gjetur trupi i pajete i nje mashkulli prane nje pallati ne afersi te tregut industrial ne qytetin e Fierit. Banoret e pallatit ku eshte gjetur kufoma kane pare trupin e dekompozuar dhe kane lajmeruar menjehere te tmerruar policine. Pas hetimeve te para policia ka mundur te identifikoje viktimen. Sipas uniformave blu viktima eshte Andi Hasfikllari 22 vjec nga qyteti i Pogradecit. I riu u gjet i vdekur nga banoret prane parkut te lojerave nderkohe qe sipas policise mendohet se ai ka rene nga nje lartesi. Ndersa nuk perjashtohet mundesia qe 22-vjecari ishte nje perdorues droge pasi ne trupin e tij jane gjetur dhe shenja te injektimit. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes se tij nderkaq policia vijon hetimet per te zbuluar arsyen perse i riu nga Pogradeci ndodhej ne qytetin e Fierit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›