E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laprak, sherr mes nxënësve, plagoset njëri

Një sherr banal mes 2 nxënësve të shkollës së 9- vjeçare të Laprakës 28 Nëntori ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

Burimet për Shekullin bëjnë të ditur se nxënësi është plagosur nga një xham i thyer. Në sherr e sipër në këtë shkollë është thyer një xham, nga i cili është lënduar edhe nxënësi i klasës së 9-të.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave të fundit sherri mes dy 15-vjeçarëve, shokë të një klase është sqaruar në prani të policisë, drejtuesve të shkollës dhe prindërve të tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›