E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Tiranë, Policia: Shkak parakalimi i gabuar

TIRANE – Policia zbardhi shkaqet e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tiranë-Rinas, ku humbën jetën dy persona.

Sipas policisë, nga të dhënat e deritanishme rezulton se shkak i këtij aksidenti ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit tip Corvete, i cili po lëvizte në këtë aks rrugor me drejtim Rinas-Kashar, ku për pasojë ka goditur mjetin tip benz që po lëvizte në korsinë e tij në drejtimin Kashar-Rinas.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur mjeti tip Corvete, me targa të huaja i drejtuar nga shtetasi 30 vjeçari Bledi Smaja, u përplas me mjetin tip benz, me targë TR 33 31 K, me drejtues shtetasin Altin Bara, 27 vjeç.

Si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›