E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Tiranë, vdes 28-vjeçarja

Viktima është Brunilda Pinderi, 28-vjeç, e cila ishte një tre të plagosurit rëndë në aksidentin e ndodhur orët e vona të së dielës.

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi kur një automjet Mini Cuper, u përplas me një automjet BMW X6, që i përkiste Ledio Ruçit. Viktima së bashku me 2 të plagosurit e tjerë mësohet se udhëtonin me Mini Cuperin, ndërkohë që Ledio Ruçi, drejtonte automjetin tjetër.

Djali i deputetit të opozitës po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat. Nuk dihet nëse do të arrestohet apo jo, duke qenë se aksidenti pati edhe viktima. Paraprakisht, policia tha se të dyja automjetet kanë qenë me shpejtësi tejet normave të lejuara. /Start/

                                                                                             2011-11-21 11:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›