E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendër për mbrojtjen e fëmijëve

Bashkia e Tiranës organizoi disa aktivitete, duke hapur të parën qendër për mbrojtjen e fëmijëve në njësinë Bashkiake nr 4.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj Jorida Tabaku tha se është përgatitur një paketë sociale për t’i ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve në nevojë duke u siguruar atyre shërbimet si ato shëndetësore, arsimore, të edukimit etj.  “Bashkia e Tiranës është duke identifikuar dhe përgatitur një paketë sociale e cila do të ketë rëndësi shumë të madhe për të gjithë politikat sociale të përgatitura në nivel qendror dhe si do i zbatojmë ne këto, në nivel lokal. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është një nga fushat kryesore ku ne do të përqendrohemi dhe do të punojmë”, tha Tabaku në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre pranë Qendrës “Ten” në Tiranë. 

Nënkryetarja e Bashkisë evidentoi 3 prioritet kryesore për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë duke nisur me arsimimit. Sipas saj, në bashkëpunim me njësitë bashkiake, do të përpiqemi për të identifikuar të gjithë fëmijët të cilët janë në nevojë, të cilët janë në komunitete, janë vulnerabël dhe nuk kanë mundësi të arsimohen, për t’i ndihmuar e për t’i përfshirë në sistemin arsimor si dhe do të përfitojnë asistencën sociale dhe shëndetësore. Krahas evidentimit të fëmijëve në nevojë, Bashkia do të kalojë përgjegjësisë dhe detyrat e saj pranë njësive bashkiake. 

Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve pranë njësisë Bashkiake nr 4, do të shtrihet në të gjitha minibashkikë e kryeqytetit, në mënyrë që çdo zonë e kryeqytetit të ketë zyrat e posaçme për asistuar fëmijët në nevojë. Në konferencën e organizuar së bashku me donatorët si UNICEF etj, u evidentua se punonjësi i kësaj njësie do të koordinojë të gjitha rastet e fëmijëve në rrezik, viktima të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit apo fëmijëve të përjashtuar nga shoqëria duke u cenuar të drejtat jetike. /Start/

                                                                                             2011-11-21 13:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›