Aksidenti në punë, vdes 25-vjecari shqiptar
ROMË- Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën sot në mëngjes pasi u zu poshtë nga një pemë. Ngjarja ndodhi në Città della Pieve.
Sipas policisë në Città della Pieve, djali bashkë me të vëllanë, që nuk është lënduar fatmirësisht, po prisnin një plep në zonën mes Moianos dhe Chiusit.
Për 25 vjeçarin, rezident prej vitesh në Città della Pieve, ekipi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë nuk mundi të bënte asgjë, pasi kishte humbur jetën menjëherë.
Tani punonjësit të Asl-it dhe karabinierët po kontrollojnë për të verifikuar nëse janë respektuar apo jo të gjitha normat e sigurisë në punë.
(ma.ar/BalkanWeb)