Aksidenti, një i vdekur në Istog

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Prekall të Istogut.
Sipas policisë, viktima mashkull Kosovar/Shqiptar, derisa ishte duke qarkulluar rrugës këmbë është goditur nga një veturë e dyshuar me ç’rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në morgun e spitalit Rajonal Pejë. Policia e Trafikut Rajonal është duke u marrë me hetimin e këtij rasti./Indeksonline/