Po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ”Grupit të Llapit”

Gjykata Themelore e Prishtinës po vazhdon me procesin gjyqësor të rigjykimit të Rrustem Mustafës, Latif Gashit dhe Nazif Mehmetit të njohur si ”Grupi i Llapit”.
Pala mbrojtëse do të marrë në pyetje sot dëshmitarin e prokurorisë, Abdyl Abdyli i koduar me shifrën katër po që me kërkesën e tij i është bërë publik identiteti tij. Në seancën e kaluar dëshmitari Abdyli ka kundërshtuar ptretendimet e prokurorit se gjoja është rrahur nga pjestarët e UÇK-së . Të akuzuarit dyshohen për rrahje e keqtrajtim ndaj civilëve ndërsa ky është gjykimi i tretë me radhë ndaj tyre për të njëjtën akuzë./Indeksonline/