E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, plagosen rende 3 persona

Shkoder - Nje tjeter aksident pergjak rrugen Shkoder-Velipoje. Nje veture tip "Benz", me targa SH 7494 D, u gjet nga udhetare te rastit ne nje kanal me uje, rreth 1 kilometer e gjysme larg Velipojes. Si pasoje e aksidentit, jane plagosur rende 3 persona, te cilet nuk jane identifikuar ende, per shkak te gjendjes se rende ne te cilen ndodhen. Te plagosurit u shoqeruan menjehere ne spital, prej ku pritet dhe identifikimi i tyre. Segmenti rrugor, qe lidh qytetin me plazhin, eshte kthyer ne nje pike tmerri. Kater aksidente kane ndodhur vetem ne javen e fundit. Ndersa jane te pakten tete persona te plagosur rende ne Spitalin Rajonal te Shkodres dhe ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

R.LL


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›