E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Bollanos, deshmitaret kundra

Vlore - Ne sallen e gjyqit te Bollanos deklaratat e tre deshmitareve te paraqitur dje kane qene kundra tij. Kerkesa e kryetarit te Bashkise se Himares, Bollano, per te shkruar tabelat ne greqisht kane qene jashte rregullave te percaktuara para nisjes se projektit. Ne sallen e gjyqit, prokurori Sokol Malaj ka thirrur te deshmojne administratorin e firmes AGE & Co, Gojart Laci; drejtori i Drejtorise Rajonale te Rrugeve, Saimir Haxhiu, dhe nje nga ekspertet e Drejtorise se Rrugeve, qe ka ndjekur nga afer projektin, Artur Sule. Nderkohe qe deshmitari i katert, shefi i Policise Bashkiake te Himares, Aleko Dede, nuk eshte paraqitur ne gjykate, ndaj u la qe ai te degjohet ne seancen e radhes, e caktuar me 15 korrik.

Perpara Gjykates, administratori i firmes AGE & CO, Gojart Laci, ka deklaruar se projekti per vendosjen e tabela ka nisur me shtator te 2007, ndersa ishin parashikuar tabela turistike ne te gjithe bregdetit. Sipas tij, gjate zbatimit te projektit, kane qene punonjesit e Policise Bashkiake, ata qe kane kerkuar mos vendosjen e ketyre tabela, te shkruara ne shqip dhe anglisht ne kete zone, vendim i percaktuar me pare. Ndersa ka deklaruar se kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano, i ka kerkuar atij, qe tabelat te shkruheshin edhe ne greqisht, me pretendimin se do t'i sherbenin komunitetit te zones aty. Laci tha per gjykaten se nuk kishte pranuar te shkruante tabelat edhe greqisht, pasi projekti i parashikonte keto vetem ne shqip dhe anglisht. Ai ka deklaruar para gjykatesit se te njejtin deklarate ai e ka thene edhe ne polici, kur i eshte kerkuar, ne momentin qe eshte bere kallezimi per heqjen e ketyre tabelave ne muajin shkurt te vitit 2008. Pas kesaj, ne banken e deshmitarit ka dale drejtori i Drejtorise se Rrugeve, Saimir Haxhiu, i cili ka deklaruar se drejtoria e tij nuk ka pasur lidhje me projektin ne fjale, pasi ky eshte tenderuar nga Ministria e Transporteve e me tej eshte zbatuar nga Drejtoria e Rrugeve. Haxhiu ka theksuar para gjykates se ka qene nje shkrese e derguar nga Bollano ne Drejtorine e Rrugeve, lidhur me ceshtjen e ketyre tabelave dhe zbatimit te projektit, por Drejtoria Rajonale e Rrugeve ne Vlore i eshte pergjigjur zyrtarisht se eshte ministria dhe Drejtoria e Pergjithshme qe merret me kete projekt. Ndersa deshmitari i radhes, eksperti i Drejtorise se Rrugeve, Artur Sulce, ka deklaruar se cdo gje ne projekt eshte zbatuar me korrektesi. Duke shtuar se tabelat dhe gjithcka tjeter eshte bere sipas cdo parametri te dhene per zbatim.

Firma e ndertimit, nuk ka pasur leje nga bashkia

Avokati mbrojtes i kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano, Petraq Curri, ne seancen e zhvilluar dje, i ka deklaruar gjykates se firma e ndertimit ne fjale nuk ka pasur leje per vendosjen e ketyre tabelave. Leja per tabelat ne fjale, sipas avokatit Curri, duhej te merrej nga Bashkia e Himares. Avokati i Bollanos ka kembengulur ne pyetjet me deshmitarin per vendosjen e logos se Bashkise Himare ne keto tabela, sipas avokatit, eshte e kunderligjshme. Gjate pyetjes se deshmitarit, shume here pala e akuzes dhe mbrojtjes ka percjelle verejtjet e veta te trupi gjykues.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›