E Shtunë, 31 Tetor 2026

Priste dru ne pyll humb jeten 20 vjecari

Pogradec - Nje i ri nga nje fshat i Pogradecit humbi jeten aksidentalisht ne pyll, pasi pema qe ai priste per dru zjarri, e zuri poshte. Fatmir Lickollari, 20 vjec, nga fshati Verdove i rrethit te Pogradecit, gjeti vdekjen e menjehershme nga nje trung i trashe peme qe i ra persiper trupit. Burime te policise, thane se i riu ne oret e para te mengjesit u nis ne pyllin e nje fshati ngjitur se bashku me tre bashkemoshatare te tij per te prere dru zjarri. Rreth mesdites, 20-vjecari humbi jeten kur nje trung i trashe peme u rrokullis dhe e zuri poshte, duke i shkaktuar menjehere vdekjen. Bashkemoshataret e tij pane skenen tragjike dhe i deshmuan policise se vdekja e tij ishte aksidentale.

G.A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›