E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje mes adoleshentesh, tre te plagosur

Elbasan - Tre adoleshente mbeten te plagosur dje me thika, si pasoje e nje grindjeje per motive banale. Ne afersi te shatervanit ne bulevardin qendror te Elbasanit rreth ores 21:30, policia arrestoi ne flagrance shtetasin E.M., 16 vjec, me banim ne lagjen "Emin Matraxhiu" dhe ka shpallur ne kerkim shtetasin P.A., po 16 vjec, me banim ne lagjen "5 Maji". Te dy ne bashkepunim sulmuan me thika dhe tentuan te vrasin shtetasit K.L., X.L. dhe R.S., te tre 16 vjec, me banim ne lagjen "11 Nentori". Tre te plagosurit u derguan ne spitalin kirurgjik te Elbasanit, ku moren ndihmen e nevojshme mjekesore. Ndaj dy autoreve u ngrit vepra penale e vrasjes me dashje e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›