Aksidenti parakalim i gabuar vdes 30-vjecari

Nje person ka humbur jeten si pasoje e nje aksidenti automobilistik qe sipas policise dyshohet se ka ndodhur per shkak te nje parakalimi te gabuar. Ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Korce-Devoll ne segmentin Ciflig-Dishnice gjate oreve te vona te se shtunes. Burimet zyrtare bejne te ditur se automjeti me targa KO 6293 B ka goditur ne pjesen e pasme nje tjeter mjet me targa te Korces qe po qarkullonte ne te njejtin sens levizjeje. Nga perplasja ka humbur jeten drejtuesi i mjetit Ervin Prisoj. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 30-vjecari ka humbur ndjenjat pas aksidentit pasi dyshohet se bombolat e gazit qe kishte ne makina jane care cka ka sjelle me pas edhe perfshirjen nga flaket te mjetit. Sipas burimeve policore dyshohet se Prisoj ka tentuar te parakaloje nje automjet por nuk ia ka dale dot pasi eshte perplasur me nje tjeter makine dhe me pas me murin rrethues. Pas aksidentit makina ka marre flake dhe trupi i 30-vjecarit eshte djegur. Nderkohe forcat policore kane shkuar ne vendngjarje dhe kane shoqeruar Ilir Ujkun drejtuesin e mjetit me te cilin u perplas i demtuari. Policia ka ngritur nje grup hetimor per te zbardhur shkaqet e aksidentit.