Thyerja e rregullit denimi alternativ mund edhe te revokohet

Specialisti Lika Ne bashkepunim edhe me OJF-te shpesh sheshojme edhe mosmarreveshje te mbartura te personit qe perfiton nga denimi alternativ me personat qe ka pasur konflikt para futjes ne burg
Permbushja e kritereve te vendosura per te perfituar nga Sherbimi i Proves nuk do te thote qe ti u lirove dhe mund te veprosh si te duash. Konsiderohet nje kusht qe trsquoi te lexosh detyrimet qe ke pas lirimit dhe atyre duhet trsquou permbahesh pasi ne te kundert lirimi mund te revokohet po me vendim gjykate dhe te konvertohet serish ne denim me burg. Jane pikerisht specialistet e Sherbimit te Proves qe pergatisin raportet javore qe mund trsquoi kerkojne prokurorit paralajmerimin apo dhe kthimin ne burg te personit qe thyen rregullin. Rastet kane qene te pakta por nga specialistet e ketij Sherbimi theksohet se nje fakt i tille duhet qe personave qe kerkojne te perfitojne trsquou behet e ditur. Tre kane qene personat per te cilet eshte kerkuar ne gjykate revokimi i lirimit me kusht dhe konvertimi me denim me burg. Keta jane kryesisht persona qe jane liruar ne fillim dhe nuk kane pasur njohurite e duhura dhe nuk u jane sqaruar mire detyrimet qe kishin pas lirimit nga burgu dhe paraqitjen prane nesh. Por tashme me kalimin e kohes kane marre dijeni si duhet vepruar dhe nuk ndodh te kete perseritje te rasteve - shprehet per gazeten standard Durim Lika specialist prane zyres vendore te Sherbimit te Proves ne qarkun e Tiranes. Raportet per mospermbushje te detyrimeve i dergojme shpesh prane prokurorit por jo per te gjitha raportet e derguara personit i revokohet denimi me kusht ne denim me burg pasi arsyet pse ndodh mospermbushja e detyrimeve jane te ndryshme nje mungese informacioni ne vendin e banimit apo dhe te tjera arsye jo te renda. Prokurori i paralajmeron per permbushjen e detyrimeve pasi ne te kundert rrezikojne konvertim te denimit ne burg dhe nuk ndodh me qe te kete probleme me keta persona - sqaron per gazeten specialisti Lika.
Sheshimi i mosmarreveshjeve
Eumlshte ne fillimet e veta por Sherbimi i Proves po tejkalon edhe misionin per te cilin u krijua. Duke u shnderruar ne psikologe nisur edhe nga kontaktet e shpeshta me perfituesit e Sherbimit te Proves specialistet nisin te japin ndihmen e tyre edhe ne sheshimin e konflikteve te meparshme qe kane pasur keta persona me qellim qe te realizohet sa me mire riintegrimi i tyre ne komunitet. Ka persona qe kane pasur konflikte te ndryshme para hyrjes ne burg dhe ato jane ende te hapura dhe rrezikojne te mbarten pas daljes nga burgu. Kjo eshte arsyeja qe ne ne bashkepunim edhe me OJQ-te bejme perpjekje per te pajtuar keto mosmarreveshje. Ne kete menyre realizojme edhe moton tone per nje komunitet te sigurt por edhe arrijme te riintegrojme personin ne shoqeri. Rastet kane qene te pakta deri ne keto momente 3 por ndihemi te kenaqur qe kemi arritur te pajtojme persona qe me pare kane pasur konflikte dhe ne kete menyre kemi evituar qe i liruari te bjere serish ne kryerjen e nje veprimi kriminal. Mbartja e konfliktit sjell nje pasiguri per individin e sapoliruar - sqaron specialisti Lika.