Vodhen ne piken e bllokimit te automjeteve arrestohen dy vellezer

Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe ka arritur te kape ne flagrance ndersa po cmontonin ne banesen e tyre pjesen e kembimit te vjedhur dy te rinj te cilet kishin vjedhur ne piken e bllokimit te makinave te policise. Ngjarja ka ndodhur gjate dites se djeshme ne piken e ruajtjes se automjeteve ne qytetin Lac tek ish-reparti i FNSH-se. Atje eshte konstatuar se nje automjeti i cili ishte i bllokuar dhe ishte lene ne ruajtje ne kete pike i eshte vjedhur diferenciali i pasme. Kjo vjedhje u pikas nga policia dhe nje grup hetimor u vu ne levizje duke arritur ne gjurmet e te dyshuarve qe pasditen e djeshme arrestuan ne kushtet e flagrances. Burime zyrtare policore thane se u be arrestimi i dy vellezerve Edmond dhe Mariglen Gjinaj perkatesisht 23 dhe 20 vjec me banim ne qytetin Lac qe te dy te denuar me pare per vjedhje. Dy djemte jane kapur ne flagrance ne oborrin e baneses se tyre duke e cmontuar pjesen e automjetit diferencial pjese qe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale - tha policia.