Aksidenti, plagosen katër pjesëtarë të një familje
Autori i Lajmit: red.
Një aksident rrugor është regjistruar dje në qytetin e Lezhës, ku një makinë ka përplasur një motorçikletë me të cilin udhëtonin 4 pjesëtarë të një familjeje. Për pasojë, gruaja 29-vjeçare, nënë e dy fëmijë ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. Sipas burimeve zyrtare të policisë rrugore bëhet e ditur se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Shën Kolli në Lezhë. Sipas të njëjtave burime mësohet se gjatë udhëtimit, një makinë tip Opel me targa greke ka goditur motorrin dhe drejtuesi i tij, Genc Copani ka humbur kontrollin. Motorri, me të cilin udhëtonin bashkëshorti, gruaja 29-vjeçare, Zamira Copani dhe dy fëmijët 5 e 6-vjeç ka rënë përtokë. Nga rrëzimi më e dëmtuar ka mbetur gruaja, ndërkohë që tre të tjerët për fat kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, e pa pasoja për jetën. Gruaja është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën ekspertizën për të përcaktuar shkakun e aksidentin. Sipas policisë mësohet se drejtuesi i automjetit të përfshirë në këtë aksident ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjës.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2008