Ligjet diskutojnë sot dy draftet e PD-së
Autori i Lajmit: red.
Komisioni i Ligjeve do të diskutojë sot projektligjet për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Partia Demokratike do të përfaqësohet e ndarë kur të nisë diskutimi për hapjen e dosjeve të ish-sigurimsave kjo pasi partia më e madhe e mazhorancës do të paraqitet me dy propozime që kanë një ndryshim thelbësor përsa i takon hapjes së dosjeve në vend. Propozimi zyrtar i bërë në vitin 2006 nga ish-kryetari i Grupit Parlamentar të kohës, Bamir Topi, dhe ai i deputetit Aleksandër Biberaj ndahen përsa i takon përjashtimit ose jo të deputetëve në rast se ata identifikohen si ish-bashkëpunëtorë të regjimit. Në vitin 2006, Bamir Topi parashikonte në nenin 18 të draftit të tij se kandidatët për deputetë, apo kandidatë për kryetarë komune, apo bashkie, i nënshtrohen verifikimit të figurës, vetëm pasi të jenë shpallur fitues. Ndërsa sot, dy vjet më vonë, deputeti tjetër demokrat Biberaj përgatiti një projektligj ku asgjë nga zyrtarët shtetërorë përfshirë edhe ligjvënësit nuk përjashtohen nga hapja e dosjeve nëse ata e kanë një të tillë. Një tjetër ndryshim mes dy varianteve është zgjerimi i fushës së hetimit. Në bazë të draftit të Biberaj pjesë e hetimit do të jenë dhe drejtuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese në nivel qendror apo lokal të partive politike parlamentare si dhe të atyre që financohen nga buxheti i shtetit, drejtues, kryeredaktorë dhe redaktorë të mediave audio-vizive, si dhe të mediave të shkruara me një tirazh ditor më të madh se 2000 kopje në ditë, akademikë, rektorë, zvendësrektorë, dekanë të universiteteve shtetërore si dhe drejtorët e shkollave të mesme publike si dhe përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare me nënshtetësi shqiptare. Të gjitha këto kategori nuk ishin përfshirë në projektligjin e demokratëve të dorëzuar në 2006.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2008