E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks hyrje- daljesh në pikat e kalimit kufitar

Autori i Lajmit: red.
Fluks emigrantësh në pikat e kalimit kufitar. Rradhë deri në 1 kilometër për hyrë në Shqipëri. Radhët e gjatë janë krijuar pasi pala greke përpunon dekumentet vetëm në një sportel. Emigratët kanë zgjedhur të kthehen pranë familjes për shkak të sezonit turistik. Sezoni i verës sjell me mijra emigrantë në Shqipëri që kalojnë pushimet në bregdet. Kjo periudhë sjell edhe radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar në mënyrë të veçantë me Greqinë. Gjatë mëngjesit të djeshëm nga dogana e Kakavijës u njoftua për një varg të gjatë automjetesh të emigrantëve shqiptarë që hynin në Shqipëri. Burime nga policia kufitare mësohet se deri dje kanë hyrë 1700 persona dhe 6 autobusë, të cilëve u është dashur të qëndrojnë në radhë deri sa të bëheshin procedurat e nevojshme për vulosjen e dokumenteve.
Radhët
Radha ka shkuar deri në 1 kilometër, pasi pala greke punonte me një sportel dhe nuk e përballonte dot fluksin e emigranteve dhe automjeteve që kishin destinacion Shqiperine. Edhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të jetë e njëjta situate, pasi numuri i emigrantëve që kthehen për pushime pritet të jetë edhe më i madh nga 15 korriku deri ne mesin e muajit gusht. Dje në dalje të doganës greke, në Kakavijë, emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhme për pushime e verës u është dashur të presin në radhë, pasi pala greke ka punuar me një sportel në dalje. Sipas burimeve nga Kakavija, mësohet se radha ka arritur në 1 kilometër. Sipas burimeve policore mësohet se problemet kanë ardhur vetëm nga ana greke e doganës, ndërkohë që pala shqiptare ka punuar me kapacitet të plotë. Pas kontakteve mes palëve puna ka rifilluar normalisht me të gjithë kapacietet e sporteleve në vënë në dispozicion dhe situate është përmirësuar. Nga të dhënat e policisë kufitare deri tani kanë hyrë 1700 persona dhe 6 autobusë, të cilëve u është dashur të qëndrojnë në radhë deri sa të bëheshin procedurat e nevojshme për vulosjen e dokumenteve.
Problemet
Problemet më të shumta janë shënuar në orët e para të mëngjesit, djeshëm kohë kur mësohet se ka qenë edhe fluski më i madh i emigrantëve, të cilët kanë dashur t i shpëtojnë vapës dhe temperaturave të larta. Dogana greke tashmë është duke punuar me 4 sportele gjithsej, 2 në dyrje dhe dy në dalje. Ndërkohë që pala shqiptare punon me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje.

Ky lajm është publikuar: 07/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›