PR: Prokuroria u nxit nga politika
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Nderit i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo pohoi dje se kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut ka qenë thjesht një nxitje e politikës. Sipas tij prej ditësh kreu i PR-së është pa imunitet por organi i akuzës ende nuk e ka thirrur për të dëshmuar ndërkohë që këmbënguli disa herë për heqjen e imunitetit. “Duket se prokuroria u nxit më shumë nga politika për heqjen e imunitetit në kohën më të shpejtë dhe në mënyrë imediate. Prokuroria nuk e kishte një ngut të tillë. Po kalojnë 11 ditë dhe nuk e kanë thirrur ende në prokurori. Ai nuk e ka këtë imunitet dhe është në pritje dhe i gatshëm në çdo kohë të paraqitet në prokurori”, - sqaroi dje Godo. Ndërkohë që një ditë më parë burime nga prokuroria kanë pohuar se pjesë e hetimit do të jetë dhe pasuria e ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Prokurorët e dosjes “Gërdeci” duket se janë drejtuar në këtë pistë edhe për shkak të mospërputhjeve në deklaratat që ish-ministri ka bërë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Burime të prokurorisë janë shprehur se kanë informacione se shpenzimet mujore të ish-ministrit janë më të mëdha se të ardhurat e deklaruara prej tij.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2008