Librat e të vegjëlve, përralla pa fabul dhe plot gabime
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Ja erdhi dhe vera kur një nga mënyrat më të mira të argëtimit për fëmijët janë librat jashtëshkollorë. Pediatrit e zhvillimit mendor rekomandojnë që në plazh apo piknike të merrni me vete edhe revistat apo librat e të vegjëlve. Nuk duhet kurresi që fëmijët të humbasin këtë kontakt të rëndësishëm, sidomos kur përgatiten për shkollën. Frekuentimi i librave argëtues rritet në këtë periudhë, por bashkë me këtë rritje, rritet edhe vëmendja e prindërve për nivelin e librave argëtues për të vegjlit e tyre.
Libra me kopertina luksoze, faqe të shkëlqyera brenda të cilave gjen jo rrallë vetëm ilustrime të bukura. Janë libra për t u parë dhe jo për t u lexuar! Tregun shqiptar të botimeve për të vegjlit e pushton aty-këtu një tendencë e dukshme për botime “bosh brenda”, pasi kështu shtëpitë botuese kanë nderin të eliminojnë pagesat për stafe autorësh.
Botimi i librave për fëmijë është kthyer në një zanat familjar, ku që nga kopertina e deri te përkthimi dhe redaktimi merren përsipër nga stafi i familjarëve, pavarësisht se sa profesionistë janë ata në këto fusha. Por jo rrallë, gjenden në treg botime të cilat nuk kanë kurrfarë autori apo redaktori, në raste të tjera, shënohen emrat e autorëve të huaj, të cilët nuk e kanë shkuar nëpër mend, se ilustrimet e tyre zënë vend edhe në raftet e librarive të Shqipërisë. Botimet pa lejen e autorit, pirate, edhe pse shkurtojnë këto lloje kostosh, dalin me çmime në euro apo lekë shqiptare, njësoj si në vendet rrotull nesh, si Greqi apo Itali. Sidoqoftë, librat për fëmijë janë nga më të shiturit dhe këtë e pohojnë vetë shitësit e librarive të kryeqytetit. Ata pohojnë, se të rriturit nuk blejnë libra për vete, por kanë në vëmendje librat e fëmijëve, edhe pse ana tjetër e medaljes është pakënaqësia e tyre për përmbajtjen e këtyre librave, ana më e mirë e të cilave mbetet një mënyrë për të promovuar sjelljet e dobishme shoqërore. Por edhe ky aspekt ka nevojë të mprehet më mirë. Sensi edukativ mund të mos ketë efektshmërinë e duhur, i injektuar në një fabul të dobët, jo tërheqëse dhe që nuk shkakton asnjë lloj habie tek fëmija për t u mbajtur mend. Botuesit dhe përshtatësit e këtyre librave harrojnë se, edhe vetë fëmijët janë në gjendje, që në një moshë të vlerësojnë ose përçmojnë librin që u ofrohet.
Ndërkaq, në treg ka libra të cilët nuk e justifikojnë çmimin kundrejt cilësisë së faqeve disa herë me ngjyra të zbehta, shkronja të ngjeshura dhe me shumë pak faqe. Disa prej tyre me letër të papërshtatshme, tejet të hollë që një fëmijë i moshës një apo dyvjeçare e kthen në një top letre pa shumë mundim; cilësi botimi shumë e dobët: figura të paqarta, gërma që notojnë, estetikë në minimum. Fabula shpeshherë të paqarta dhe të papërshtatshme për moshën; gabime të panumërta ortografike; kopjime të këqija të librave të huaja për fëmijë.
“Ballkan” duke vëzhguar nga afër këtë treg librash për fëmijë, ka konstatuar mes morisë së botimeve, (shpesh e njëjta fabul gjendet në disa botime të së njëjtës shtëpi botuese ose të shtëpive të ndryshme), gabime dhe pasaktësi. Në disa prej tyre nuk identifikohet shtëpia botuese, nuk është respektuar madhësia e shkronjave dhe hapësirat mes rreshtave. Ndonjë nga këto botime nuk ka as adresë, as autor dhe as numër telefoni. Për redaktor letrar as që bëhet fjalë. Madje, mangësi të tilla vërehen edhe në ndonjë shtëpi prestigjioze në botimet e librave enciklopedikë për moshat nga 3-10 vjeç, të cilat kanë futur koncepte të rëndësishme për marrëdhënien e njeriut me natyrën.
Ndërkaq, disa revista të përshtatura sipas botimeve të huaja, përdorin fjalën “stickerat” për figurat ngjitëse. Edhe në rastet kur e shpjegon, nuk është mirë që kjo fjalë e huaj të bëhet pjesë e fjalorit të fëmijëve.
“Piter Pan”, “Liza në botën e çudirave”, Hirushja, “E bukura dhe Bisha”, “Ushtari prej plumbi”, “Ali Baba me 40 hajdutë”, “Rrobat e reja të Mbretit”....etj, etj, përralla të njohura botërore të përkthyera nga disa shtëpi botuese gjenden në shumë versione në treg, herë më të zgjeruara e herë më të thjeshtuara, shpesh, pa ndryshime të dukshme, herë si botime më vete e herë në përmbledhje, të cilat bëjnë që të ketë përsëritje në vend të zgjerimit të përzgjedhjes së krijimtarisë më të mirë. Pë më tepër, sikurse konstaton edhe specialistja e Institutit Pedagogjik, Erlehta Mato, përveç përrallave të njohura ka përralla pa formë, pa fabul, që nuk tregojnë asgjë, pa llogaritur gabimet gramatikore.
Fjalë të papërshtatshme
Sa e kupton një fëmijë kopshti a filloreje fjalën “aparat riprodhimi”?
Herë pas here, në botimet për fëmijë mund të gjesh fjalë dhe shprehje të papërshtatshme për moshën e fëmijëve; P.sh. në librin “Trupi i Njeriut” të njërës prej shtëpisë më të mira botuese gjendet togu “aparat riprodhues”. Kur hartuesit e këtij libri e kanë shkruar, duke se nuk kanë marrë në konsideratë se për ç moshë është ky togfjalësh. Në radhë të parë, ky emërtim nuk është i saktë, kur bëhet fjalë për të përshkruar trupin e fëmijëve, tek të cilët, organet e brendshme gjenitale nuk janë shndërruar ende në organe riprodhimi, nuk e kanë fituar ende këtë cilësi. Nëse i thua një vajze 5-6 vjeçe, se kjo pjesë e trupit të saj quhet aparat riprodhimi, ajo është e natyrshme që pas kësaj, të presë nga organi i saj, që të riprodhojë. Për më tepër, fjala aparat nuk mund të bëjë pjesë në grupin e parë të fjalëve, që duhet të dinë të vegjlit dhe në rastin e emërtimit të një pjese të trupit, kjo lloj metafore është e tepërt dhe mbingarkesë për fëmijën, për të kuptuar se në trupin e tij paska një aparat. Zakonisht kuptimi i parë i fjalës aparat ka parasysh një prodhim të teknologjisë dhe jo diçka të gjallë dhe së dyti, ka aq shumë gjëra që mund të quhen aparate, kuptimin e të cilave fëmija nuk mund ta përvetësojë në vitet e para të jetës. Po ashtu, edhe fjala riprodhim duhet të zëvendësohet me një tjetër më të përshtatshme, pasi pa u njohur kuptimi i fjalës prodhim, nuk mund të dihet fjala e krijuar prej saj, riprodhimi.
Fabula të sajuara për ilustrimet e kopjuara
Ilustruesit shqiptarë nuk gjejnë oferta pune për revistat që kanë gjetur internetin ose coping
Për profesionizëm shkrimtarësh as që bëhet fjalë, por madje, as për individë me njëfarë talenti, që duan të sprovohen me letërsi fëmijësh. Shumë përralla ngjajnë si sajesa prej njerëzish mediokër. Në raste të tjera, ndërfuten elemente të pavlefshme, false. “Muzikantët e Bremenit”, një libër me karton për fëmijët e çerdhes dhe kopshtit, i dëgjuar në një version krejt të ngjashëm që në fëmininë e prindërve e gjyshërve të këtyre të vegjëlve, mban një emër krejt pa funksion në libër: Muzikantët e Bremenit! Ku bie Bremeni, çfarë ndodhi atje, çfarë lidhjeje ka me personazhet-kafshë? Kështu do të mendosh, ndërsa je në fillim të leximit të përrallës, por në fund merr vesh se “Bremeni” është një “pykë” pa pikë lidhjeje. Muzikantët e Bremenit nuk kishin kurrfarë lidhjeje me këtë vend në të cilin nuk kishin qenë kurrë dhe nuk shkuan për arsye të paarsyeshme! Origjinali i përrallës është deformuar, sikurse ka ndodhur me përrallën “Ujku dhe Kecat”, duke zbehur vlerat narrative dhe të subjektit.
Kolana “Tregime të shkurtra me qenushë”,”... maçokë” etj vuajnë gjithashtu nga subjektet e dobëta, shumë të dobëta, pa gjetje. Në të vërtetë, ato nuk hyjnë as në zhanrin e përrallës dhe as të tregimit, pasi nuk rrëfejnë asgjë, nuk ndodh asgjë e tillë që të përbëjë një subjekt.
Bën përshtypje fakti, se, edhe nga të njëjtat shtëpi botuese nuk ka qëndrueshmëri dhe garanci për nivelin e botimeve. Një arsye tjetër që në librat dhe revistat e parashkollorëve gjen të tilla përralla pa histori, është se ato kopjohen nga botimet e huaja vetëm për aspektin ilustrativ, pa përkthyer përmbajtjen. Në këto raste, sajohet diçka rreth figurave që serviren nëpër faqe. Në këtë moment, nuk ka se si të mos të shkojë ndër mend, se përse botuesit nuk ofrojnë piktorë ilustrues shqiptarë, mbi bazën e vizatimeve të të cilëve të krijonin shkrimtarët për fëmijë, ose siç është më e udhës e kundërta: Pyetja me vend është kjo: Përse nuk ftohen piktorët të ilustrojnë krijimet e autorëve tanë, të cilat jo rrallë ilustrohen me vizatime dhe figura të marra nga interneti ose nga botimet e huaja?
Ky lajm është publikuar: 07/07/2008